Kim K ka demonstruar humbjen e saj drastike në peshë.
Duke festuar hapjen e ekspozitës së Kanye-t, 34 vjeçarja shfaqet më në formë se asnjëherë tjetër, në krah të së motrës, Kendall Jenner. E rikthyer bionde, ajo ka guxuar të veshë një fustan rrjetë që ia komplimenton akoma më tepër linjat. Ardhja sërish në formë pas lindjes së djalit, Saint, ka patur vëmendjen e merituar nga të gjithë duke konsideruar kohën e shkurtër që i është dashur për ta arritur atë. Një tjetër arritje nga Kim.