Pak ditë më parë Anxhelina publikoi projektin më të ri muzikor, për të cilin tregoi se kishte punuar për një kohë të gjatë. “Precious” erdhi në gjuhën angleze dhe mori vëmendjen dhe mbështetjen e gjithë miqve dhe ndjekësve të Anxhelinës, mes tyre dhe yllit ndërkombëtar, Kim Kardashian.
“Le t’i japim pak dashuri më të mirës së Ariel. Urime”, shkroi Kim krah videos së Anxhelinës të publikuar në llogarinë e saj.
Ky moment e ka lënë pafjalë Hadërgjonaj, e cila ka shkruar: “Faleminderit shumë @kimkardashian. Ti nuk e ke idenë sa shumë do të thotë ky suport për mua. Kam punuar në këtë projekt për shumë kohë. Kjo është përtej gjithçkaje. Faleminderit mbretëresha e botës”.