INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian

Kim Kardashian "çmend" rrjetin, sjell në realitet emoji-n “pjeshkë” [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:39 19-08-2016

Në qoftë se u është dashur ta përshkruani Kim Kardashian me një emoji, kush do të ishte i duhuri? Po, “pjeshkë” është përgjigja e saktë. Ajo aktualisht e mban këtë emoji në emrin e saj në Snapchat, por tashmë bukuroshja na e sjell atë edhe në jetën reale, me anë të postimeve të fundit në rrjetet sociale. Kim po shijon pushimet në Meksikë, dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe që ajo ta ndajë çdo moment dhe çdo veshje me fansat e saj të shumtë.

35 vjeçarja ka “bombarduar” rrjetet sociale me fotot dhe videot e fundit të postuara, e veshur me rroba banjo portokalli, dhe me një fustan transparent që shkonte me bikinit, sigurisht që për tu “transferuar” në një emoji “pjeshkë”. Nëse ju nuk e keni vënë re këtë, për të ua bërë më të lehtë ka menduar vetë Kim K, e cila e ka vendosur ikonën e pjeshkës në këndin e poshtëm të fotos, për t’i krahasuar.

Duken shumë të ngjashme, për të mos thënë identike. Ju sugjerojmë ta bëni “add”, bashkëshorten e Kanye West.

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958