Një ngjarje e pakëndshme ishte ajo e djeshmja në Paris, për Kim Kardashian.
Një person i njohur për “lojërat” që iu bën celebriteteve, sulmoi 35 vjeçaren teksa kjo e fundit po shkonte drejt një restoranti në kryeqytetin e Francës. Por Kim nuk e ka toleruar këtë sulm duke firmosur edhe dokumentat për të paditur Vitalii Sediuk. Nga ana tjetër, vetë Vitalii ka reaguar në profilin e tij në Instagram. Ai ka nxjerrë një foto nga gjithë skena duke thënë se e vetmja gjë që po përpiqej të bënte ishte të ndërgjegjësonte motrat Kardashian të mos promovojnë artificialen, por t’i mësojnë adoleshentëve që i ndjekin me devotshmëri, që të jenë sa më natyrale.