Kim sapo është zyrtarizuar si prezantuese e Video Music Aëards për vitin 2016 dhe me siguri do të jetë vendi i përkryer për të vazhduar grindjen publike me Taylor Swift. MTV ka zbuluar Kim si një nga shumë prezantueset e VMA, që do të mbahet me 28 gusht, dhe emrat e tjërë të mëdhenj që do të prezantojnë janë, Rita Ora, Ansel Elgort , Alicia Keys , Diddy , Jaden Smith e shumë të tjerë.
Bashkëshorti i saj është nominuar për një çmim me videon e tij shumë të përfolur “Famous”dhe kështu Kim duket si zgjedhja e duhur për të prezantuar këtë event. Por duke pasur parasysh dramën e madhe të krijuar me Taylor Swift për këtë video, skena e VMA mund të kthehet në një platformë sherri mes vajzave.
Taylor e cila çuditërisht nuk është nominuar për asnjë çmim me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në këtë event në Madison Square Garden, edhe pse është parë në New York këto ditë. Nuk dihet se çfarë do ndodhë, pasi është përfolur se Kanye do t’i kërkojë falje Taylor. A do të bëjë Kim të njejtën gjë, apo do të vazhdojë grindjen? Duhet të presim deri me 28 gusht!