Ai është gjithmonë i paparashikueshëm!
Kim Kardashian është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo më kot është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Ditën e nesërme ylli botëror feston 38-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungojnë dhuratat e bashkëshortit të tij.
Kanye e ka befasuar atë me një kompozim të veçantë lulesh që duken sikur zenë gjysmën e shtëpisë aq madhështore sa janë.
E emocionuar nga gjesti i bashkëshortit, Kim ka publikuar një foto të luleve në Instastory duke shkruar: “Kanye bëhet shumë kreativ kur duhet të më dërgojë lule për ditëlindje. Të dua zemër”.