Kim Kardashian ka zgjedhur një grimier me origjinë shqiptare për tu kujdesur për pamjen e saj në çdo dalje publike. Bëhet fjalë për grimierin e famshëm Mario Dedivanovic.
Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ dhe Mario janë takuar që në vitin 2008, pra rreth 10 vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më. Ditën e sotme kur grimieri me origjinë shqiptare ka ditëlindjen, ndër të parët që e ka uruar ka qenë Kim. “Gëzuar ditëlindjen për një dhe të vetmin. Të dua më shumë se ajo që përcjell një postim në ‘Instagram”,-shkruan bukuroshja krah fotos me të.
Kim sëbashku me urimin ka publikuar edhe disa foto të tjera, ku shfaqet krah Marios vite më parë.