Vitet ikin por mesa duket Kim Kardashian ka vendosur që të mbajë akoma fronin e mbretëreshës së Instagramit.
Një diva 37-vjeçare, e cila aktualisht ka 110 milionë followers dhe fansat e admirojnë, suksese këto që ndoshta shumë modele të reja i bëjnë të xhelozohen.
Edhe pse u akuzua për përdorimin e photoshop-it, ylli i "Keeping Up With the Kardashians" është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e publikut dhe kjo e thënë pasi ka postuar disa imazhe të cilat janë pjesë e prapaskenave nga seti fotografik për fushatën e të brendshmeve të Calvin Klein.
Fansat e kanë mirëpritur shfaqen e Kimit me të brendshme, ndërsa postimet e saja në Instagram kanë marrë miliona pëlqime.
37-vjeçarja është rikthyer me disa poza me bikini pas akuza për manipulim fotosh dhe mesa duket kjo është mënyra e duhur për të rikthyer imazhet e nxehta të Kimi K.