INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian i vë këtë emër “SHQIP” produktit të saj dhe sigurisht që këtu ka dorë Mario, zbulojeni tani! [FOTO]

Kim Kardashian i vë këtë emër “SHQIP” produktit të saj dhe sigurisht që këtu ka dorë Mario, zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 14:25 29-03-2018

“Sa bukur Mario! Marshallah shumë bukur!” 

Mario Dedivanoviç është një ndër make up artistët më të famshëm në të gjithë botën dhe prej 10 vitesh ka bashkëpunuar me Kim Kardashian. Për të festuar këtë miqësi profesionale me bukuroshen amerikane, Mario dhe Kim K kanë hedhur në treg disa produkte të reja kozmetike.

Është vetë Mario ai që e ka treguar këtë në rrjetet sociale, madje një produkt kozmetik për sytë ata e kanë emëruar në shqip, pikërisht “ALBANIAN”.

Ai ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shfaq emrat që kanë vendosur t’iu vënë nuancave të ndryshme, ku secila ka një kuptim të veçantë siç thotë Mario.

“A po ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne”, ka shkruar Mario në Instagram.

Pra “ALBANIAN” është vënë prej prejardhjes së Marios, ndërsa Armenian prej prejardhjes së Kim Kardashian, sepse babai i saj i ndjerë e kishte origjinën nga Armenia. Ndërkohë që LIBRA për faktin se të dy ata janë shenja e horoskopit “peshorja”.

dedivanovin.png

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557