INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian-it i shtohen milionat duke shitur këtë produkt! Mos e humbisni... [FOTO]

Kim Kardashian-it i shtohen milionat duke shitur këtë produkt! Mos e humbisni... [FOTO]

Publikuar më: 14:38 23-11-2017

Padyshim që Kim është një ndër femrat më të suksesshme  në botë, paratë dhe gjërat e tjera materiale për të, nuk janë problem, por pavarësisht “milionave” që mund të ketë ylli i “realit show-t”, gjithmonë është në kërkim të suksesit dhe famës.

Pavarësisht të gjithave Kim është një femër e suksesshëm  dhe këtë e ka provuar për të gjithë, suksesi i saj më i ri është koleksioni i saj i parfumeve KKW, që gjendet në 3 aroma lulesh të veçanta, Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Citrus dhe Gardenia Oud. Sipas revistës “People” Kim ka arritur të fitojë rreth 14 milionë dollarë nga shitja e parfumeve.

Për vetëm 6 ditë Kim ka arritur të shesë një numër shumë të lartë parfumesh plot 300.000 mijë njësi të këtij produkti. Çmimet e këtyre produkteve kanë qenë shumë të arsyeshme, një shishe 30 mililitërshe është shitur për vetëm 35 dollarë ndërsa një shishe 75 mililitërshe  është shitur për 60 dollarë.

Për suksesin e saj Kim, ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj, për të gjitha blerjet që ata kishin bërë. “Është nder i madh për mua që ju më besuat aq shumë”, është shprehur Kim në një video që e ka publikuar në Instagram.

kim_1.jpg469E82C100000578-5109655-HIgh_five_Kim_Kardashian_s_36_new_fragrance_line_sold_out_in_6_d-m-7_1511396416782.jpgkim_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326