INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ka nje regjim te ri bukurie. Provojeni edhe ju [FOTO]

Kim Kardashian ka nje regjim te ri bukurie. Provojeni edhe ju [FOTO]

Publikuar më: 11:38 13-03-2017

Një arsye pse personazhet e famshëm duken gjithmonë mirë (edhe pa photoshop) është sepse kanë fatin të jenë në duart e ekspertëve të bukurisë gjatë gjithë kohës.

Kështu, në rastin e Kim K, që njihet së tepërmi për sekretet e saj të bukurisë (dhe aseteve të tjera), nuk duhet të çuditemi aspak që ajo përdor dhe aplikon në trupin e saj mënyra të ndryshme për një lëkurë perfekte. Këtë herë rutina e saj e bukurisë përfshin dhe një metodë të quajtur “terapia me kupa për fytyrën”.

Ne dimë se hedhja e kupave është një formë e mjekësisë alternative kineze, ku kupat vendosen mbi lëkurë, kryesisht në trup. Këto kupa me origjinë nga Lindja e Largët kanë mbi 5000 vjet që përdoren, por kohët e fundit kanë nisur të preferohen edhe nga vipat. Kjo metodë përdoret prej mijëra vitesh për të shëruar të gjithë ata që kanë probleme me ftohjen apo dhe me shqetësime të tjera.

Në rastine Kim, terapia me kupa për fytyrën është diçka tjetër. Terapia me kupa për fytyrën inkurajon rrjedhjen e gjakut në indet dhe stimulon sistemin limfatik, i cili ndihmon në uljen e inflamacionit që nga ana e tij zbut linjat e fytyrës, eliminon rrudhat dhe tensionin. Interesante!

kim-kardashian1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766