INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian i jep fund të gjitha akuzave se ka kopjuar stilin e supermodeles/ Ja reagimi i saj që shkaktoi lumturi tek fansat

Kim Kardashian i jep fund të gjitha akuzave se ka kopjuar stilin e supermodeles/ Ja reagimi i saj që shkaktoi lumturi tek fansat

Publikuar më: 18:49 25-03-2019

Pak kohë më parë në internet qarkulloi një lajm në internet, i cili tregonte se si Kim Kardashian në shumë prej veshjeve të saj kishte kopjuar stilet e supermodeles Naomi Campbell.

Të gjithë u ndjenë disi të zhgënjyer pasi nga Kim nuk po shihnin asnjë shenjë njohje në drejtim të Naomi Campbell.

“Hera e parë është një aksident. Hera e dytë është rastësi. Hera e tretë është kopjim”, shkruhej në një postim në Tëitter që u shpërnda gjithandej në lidhje me këtë rast.

Por Kim duket se i ka dëgjuar këto zëra.

Ajo ka postuar një seri fotografish nga martesa e Chance the Rapper, ku mbante veshur një nga fustanet e Naomi-t, ndërsa shkruante: “Naomi Përgjithmonë”.

Fansat u gëzuan shumë për faktin që Kim më në fund po ia njeh meritat e këtyre veshjeve, supermodeles.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107