INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ''kryqëzohet'' nga fansat dhe me të drejtë: S’të vjen turp që ia bën këtë vajzës?! [FOTO]

Kim Kardashian ''kryqëzohet'' nga fansat dhe me të drejtë: S’të vjen turp që ia bën këtë vajzës?! [FOTO]

Publikuar më: 16:28 12-10-2018

Kim Kardashian po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj. Ylli i familjes më të famshme në botë është bërë nënë për herë të 3-të nëpërmjet një nëne surrogate para pak muajsh, mirëpo ajo nuk e ka problem të bëjë shumë punë njëkohësisht. Kur themi shumë punë e kemi fjalën për fotosesionet seksi, projektet me linjën e saj kozmetike dhe detyrat e saj si nënë.

Mirëpo për këtë të fundit është kryqëzuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe ata nuk ia kursejnë kurrë kritikat për të bijën. North shkëlqeu në krah të së ëmës në fillim të kësaj jave, por fansat ishin të gjithë në të njejtën mendje “A duhet përdorur make up për fëmijë”?

Fansat kanë shpërthyer kundër Kim, e cila, me sa duket, jo vetëm e lejon, por nuk e ka aspak problem që North West, 5 vjeç, u shfaq e grimuar së bashku me të gjatë daljes së tyre të fundit në Manhattan. Vogëlushja e Kim ishte grimuar me rozë në sy, një ngjyrë natyrale në buzë dhe kaq u desh që rrjeti të shpërthente: "Mjaft e grimove North",- shkruante një prej fansave, ndërsa një tjetër edhe më keq: “Si nuk të vjen turp? Është vetëm një fëmjë 5 vjeç”, ndërsa një tjetër: "Mos lejo që vogëlushja të përdorë grim. Ndihmoje vajzën të dojë bukurinë e saj natyrore dhe melaninën e saj prej princeshe.”

View this post on Instagram

NY NIGHTS ?

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818