INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian lë pas terrorin në Paris, përkrah bashkëshortin e saj në koncert [FOTO]

Kim Kardashian lë pas terrorin në Paris, përkrah bashkëshortin e saj në koncert [FOTO]

Publikuar më: 20:48 26-10-2016

Ngadalë por me siguri, Kim Kardashian po e kap ritmin e gjërave që pas grabitjes me armë në Paris.

Ajo ka kaluar disa javë në shtëpi, por tashmë duket sikur po e lë pas atë ngjarje, dhe është shfaqur në publik teksa po shkonte në koncertin e bashkëshortit të saj, Kanye West. Duhet ta pranojmë që nuk duket fare keq!

  

Zakonisht, kur Kim Kardashian merr pjesë në një koncert të Kanye, ajo bombardon Snapchatin me foto, por gjërat ishin ndryshe këtë herë. Mirëpo 36 vjeçarja nuk ishte vetëm, përveç shoqërisë së Kourtney dhe mikut të tyre Jonathan Cheban, Kim shoqërohej edhe nga shumë roje te armatosur. Ylli i Keeping Up With The Kardashian është munduar përsëri që të shmangë vëmendjen, pasi është futur në shfaqje nga hyrja e pasme me një makinë golfi. Të njejtën gjë ka bërë edhe pas përfundimit të koncertit, ku teksa po largohej me reperin, është mundur të mbulojë fytyrën që mos të fotografohet nga paparazzët.

Article Logic
Execution time: 0.0024769306182861