INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian më në fund shfaqet në publik pas grabitjes...ndryshe nga herët e tjera [FOTO]

Kim Kardashian më në fund shfaqet në publik pas grabitjes...ndryshe nga herët e tjera [FOTO]

Publikuar më: 21:10 14-10-2016

Ja ku është!

Pas një jave e fshehur, Kim Kardashian më në fund doli nga shtëpia e saj në Kaliforni për një darkë. Kim është fotografuar duke shkuar drejt një restoranti italian jo me shumë emër, dhe e veshur me një bluzë të madhe të zezë me kapuç, është munduar të maskohej, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.

Një burim për E!News e ka njohur atë dhe ka treguar për sajtin e njohur, se 35 vjeçarja, ka qëndruar vetëm 30 minuta në restorantin e ndodhur në Beverly Hills. Ajo ishte me një shoqe ku dukej shumë e dëshpëruar dhe e zymtë, duke mos dashur ta njihnin, ndryshe nga herët e tjera ku ka tërhequr vëmendjen me format e saj bombastike. Sigurisht që ne nuk i vemë faj asaj, pasi akoma po merr veten nga sulmi në Paris, i cili padyshim e ka traumatizuar plotësisht atë. Edhe pse Kim është fotografuar kur u kthye ne Neë York me 4 tetor, dhe duke u larguar nga ky qytet, pas disa ditësh, kjo është hera e parë që e kemi parë bukuroshen Kardashian jashtë shtëpisë, që nga rikthimi në Los Angeles, Kaliforni.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945