Akuzat e rënda nga personazhe të ndryshëm pas të pozuarit nudo në një foto selfie, kanë frymëzuar Kim Kardashian për të shkruar një ese të gjatë në website-n saj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas 35-vjeçares, është për t'u habitur se si njerëzit kanë tendencë të bezdisen nga zgjedhjet e të tjerëve në jetë. "Nuk konsumoj drogë, konsumoj rrallë alkool, nuk kam bërë asnjë krim, dhe përsëri jam një shembull i keq për faktin se jam krenare për trupin tim?" ka shkruar Kim e indinjuar."Duket sikur çdo gjë vërtitet rreth sex tape-t të bërë 13 vjet më parë. Po po një sex tape i para 13 viteve." ka vazhduar shkrimin e saj bukuroshja duke theksuar faktin se diçka e tillë tashmë i përket të shkuarës, dhe ashtu si vetë Kim edhe njerëzit duhet ta lënë pas!