Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në botën e showbizit dhe çdo “lëvizje” e saj tërheq vëmendjen. Kim Kardashian dhe Kanye West para pak ditësh u bënë prindër të një fëmije të tretë të lindur nga një nënë surrogate, por siç duket ata kanë një konflikt të vogël mes tyre.
Sajti i njohur Hollywoodlife.com ka mësuar ekskluzivisht se Kim Kardashian ka marrë një vendim për të zvogëluar të pasmet e saj shumë të përfolura...pikërisht ato që e bënë të famshme. Ajo po ushtrohet shumë në palestër për të humbur disa kile dhe vithe, por nuk po ia del të shkojë në atë gjendjen që ajo do dhe ka vendosur t’i zvogëloje asetet e saj.
Por për këtë, i ka dalë kundër bashkëshorti i saj, Kanye West i cili nuk do që ajo të zvogëlojë asgjë në trupin e saj. “Kanye është totalisht kundër zgovëlimit të të pasmeve, ai nuk do që Kim të bëjë ndonjë ndërhyrje, plus ai e do “big booty-n” e saj dhe po bën gjithçka që t’i ndërrojë mendjen”, u shpreh një burim i afërt i familjes për Hollywoodlife.com.