INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ngre në piedestal grimierin Mario: ‘Më ka mësuar çdo gjë rreth make-up’[FOTO/VIDEO]

Kim Kardashian ngre në piedestal grimierin Mario: ‘Më ka mësuar çdo gjë rreth make-up’[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:29 27-03-2018

Kim Kardashian dhe make-up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedanoviç festojnë 10 vjetorin e nisjes së bashkëpunimit dhe Kimi kete e ka bërë publike me anë të një postimi në Instagram.

Në një video ku promovohen produktet e bukurisë së linjës “KKWB”, Kimi ka pozuar me një body bikini të zezë përkrah Marios duke promovuar linjën e saj të make-up.

Lancimi i kësaj promo për dyshen ka një simbolikë të veçantë, pasi shënon 10-vjetorin e njohjes mes Kim Kardashian dhe make-up artistit Mario.

"10 vite më parë kur u takuam, nuk e kisha ëndërruar se një ditë do të bashkëpunonim për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion që ka tonet e preferuara për sytë dhe buzët. KKWXMario", shkruan Kim në postimin e saj në Instagram.

afw.PNG

dergf234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891