Pa pikë turpi dhe me shumë krenari...
Kim Kardashian po kalon një periudhë të mirë në jetën e saj. Ylli i familjes më të famshme në botë është bërë nënë për herë të 3-të nëpërmjet një nëne surrogate, mirëpo ajo nuk e ka problem të bëjë shumë punë njëkohësisht. Kur themi shumë punë e kemi fjalën për fotosesionet seksi, projektet me linjën e saj kozmetike dhe detyrat e saj si nënë.
Por siç duket Kim nuk ka nevojë të paguajë fotografë me shifra marramendëse sepse fotografen e ka në shtëpi, pikërisht vajzën e saj 4-vjeçare North. Po po edhe për fotot seksi, sepse një foto të tillë ka shpërndarë Kim në Instagram.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians ka pozuar para pasqyrës teksa heq recipetat dhe foton ja ka bërë North.
E mesa duket fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë, duke e cilësuar si shembull të keq për vajzën e saj. “Pra tani fotot e tua provokuese t’i bën vajza?” – shkruan dikush.
Ndërsa një tjetër thotë: “Kim unë të dua vajzë por shkove shumë larg duke përfshirë dhe North këtu.”