Kim Kardashian dhe Kanye West festojnë sot pesë vjetorin e martesës dhe për ta rikujtuar këtë përvjetor, ajo ka ndarë me fansat disa foto nga prapaskenat e dasmës së saj.
Në disa prej tyre shihet Kanye duke u veshur si dhëndër, i cili ndihmohet nga motra e Kim, Kourtney Kardashian dhe ish-partneri i saj Scott Disick.
Vëmendjen më të madhe e mori fustani madhështor që Kim Kardashian e veshi kur u bë nuse, ku rrezatonte në trupin e saj.
Rikujtojmë se fustani është dizajnuar nga stilisti i famshëm Riccardo Tisci. Na duhet ta themi, por edhe pse kanë kaluar 5 vite, ai fustan vijon që të mahnisë çdo person që e rishikon.