INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian pranon se ka injektuar të pasmet. Ja përse

Kim Kardashian pranon se ka injektuar të pasmet. Ja përse

Publikuar më: 18:21 16-08-2016

Nëse lexojmë diku Kim Kardashian, menjëherë na shkon mendja te të pasmet e saj bombastike, të pasme me të cilat jo rrallë herë ka “thyer” internetin dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo janë të shumtë ata që kanë dyshuar se ato janë tërësisht natyrale, duke thënë se ylli i familjes Kardashian ka bërë ndërhyrje. Këto komente i ka vënë re edhe 35 vjeçarja, dhe më në fund ka treguar të vërtetën duke qetësuar të gjithë në një farë mënyre. Ajo ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në këtë pjesë të trupit, por për arsye shëndetësore. Kim thotë se i është dashur të ndërhyjë në vithe pasi vuante nga një sëmundje e quajtur psoriasis, ç'ka i shkaktonte njolla të kuqe në lëkurë. Ka qenë nëna e Kimit ajo që e ka vënë re problemin e vajzës dhe më pasi bukuroshja është drejtuar tek mjeku. Sipas këshillës së mjekut ajo ka bërë trajtim me kortizon kundër psoriasis, çka i ka shkaktuar edhe rritjen e vëllimit në vithe, sikurse edhe në pjesë të tjera të trupit.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486