Kim Kardashian ka arritur formën më të mirë të mundshme për këtë verë falë dietës dhe punës së palodhshme në palestër me trajnerin e saj personal. Kështu që është krejtësisht e natyrshme që bukuroshja amerikane të ekspozojë trupin e saj në çdo mënyrë të mundshme dhe këtë di ta bëjë më së miri.
Ylli i reality shoë është bombarduar nga paparacët teksa zbriste nga makina e saj për të darkuar me të afërmit. E veshur me një palë reçipeta të vogla dhe transparente të markës Gucci dhe një palë pantallona shumë të ngushta kastori, 36-vjeçarja i linte fare pak vend imagjinatës. Edhe pse kishte hedhur sipër një xhaketë te zezë, kjo nuk e pengonte vajzën e revistave rozë të dukej gjysmë e zhveshur.