Kim Kardashian asnjëherë nuk e fsheh faktin se ka punuar shumë në palestër pas lindjes së djalit Saint, e tani që vera ka ardhur, ajo i tregon botës trupin e saj të mrekullueshëm. Kim është një ndër femrat që ka publikuar më shumë fotografi në të cilat shihet e zhveshur dhe duke vënë në pah linjat e saj trupore. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në foton e saj të fundit të postuar në Instagram, por kjo herë është më e veçantë, sepse i bashkëshortit, Kanye West, i cili para pak ditësh kishte ditëlindjen.
Kim ka “nderuar” reperin 36 vjeçar, pasi në selfien e bërë, ku kishte shkruar “Gruaja e Pablos” ishte me rroba banjo në të cilat shkruhet “Pablo”, emër të cilin mban albumi i Kanye West. Album i cili përmban edhe këngën “Only me” që i kushtohet vajzës së tyre, dhe është kënga e preferuar e Kim.