Kim Kardashian vazhdon të na lërë pa fjalë.
Pasi u bë sensacioni i fundjavës në mediat sociale me videon ku shfaqej duke folur shqip, tashmë Kim ka vendosur të pushtojë portalet online me foton e djalit 3-muajsh Saint West. Një foto e rrallë e vogëlushit të cilën Kim e ka bërë publike në website-n e saj wwww.kimkardashianwest.com. Përbën habi të madhe në fakt ky veprim, duke qenë se që para lindjes përflitej që fotot ekskluzive të djalit do t'i shiteshin për miliona dollarë një reviste prestigjoze amerikane. Por ja që faqja online e bukuroshes 36-vjeçare gjeneron më tepër miliona seç mund të mendonim! Si gjithmonë e kujdesshme dhe e zgjuar në zgjedhjet e saj Kim Kardashian-West!