Pas një marrëdhënieje të gjatë pune, Kim K ka vendosur ta pushojë nga puna asistenten personale, Stephanie Shepherd, e cila ishte edhe një mikeshë e mirë e saj.
Burime të afërta me familjen thanë se vajzat nuk flasin me njëra- tjetrën. Shepherd punonte për Kim që prej vitit 2013, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, ish-asistentja ka shkruar sot një status në My Story, ku duket qartazi që i referohet Kim-it. "Kujdesi për veten nuk lidhet gjithmonë me aromat shpërthyese të vaskave apo maskat 20 dollarëshe të fytyrës. Ndonjëherë, kujdes do të thotë të shkosh në orën 8;00 në shtrat dhe të largosh nga jeta një mike të keqe. 'Është të falësh veten për mostakimin me standartet e paarritshme dhe të kuptosh sa vlen" ka shkruar ajo. Sipas zërave, i kishte dhënë Shepherd shumë përgjegjësi për të mbajtur, por sipas saj Stephanie nuk kishte arritur t'u përgjigjej kërkesave të saj.