Kim Kardashian është rikthyer në rrjetet sociale për herë të parë që kur u grabit me armë në Paris me 3 tetor.
35 vjeçarja nuk ka qenë fare e pranishme në rrjetet sociale që nga nata horror, ku nën kërcënimin e armës, asaj i morën bizhuteritë e shtrenjta, ndërkohë që ajo po qëndronte në kryeqytetin francez për Javën e Modës.
Por në vend që të kthehej në Twitter për të komentuar mbi këtë përvojë të hidhur, ajo thjesht fshiu disa persona që ndiqte. Ishte The Sun ata që e vunë re të parët këtë, ku në harkun kohor prej 10 minutash, Kim hoqi 13 përdorues nga personat që ndiqte, duke e zbritur numrin nga 121 në 108.
Kush ishin ata 13 persona të pafat, dhe çfarë bënë ata për të merituar këtë “unfollow” nga Twitter i Kardashian nuk e dimë. Shpresojmë që kjo nuk ndodhi për shkak se po abuzohej me të rreth grabitjes, por duke e ditur se si është bota këto ditë, ndoshta fatkeqësisht kjo është arsyeja.