INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian rrëfehet: Si është të jesh nënë [FOTO]

Kim Kardashian rrëfehet: Si është të jesh nënë [FOTO]

Publikuar më: 18:19 15-06-2016

Kim Kardashian po kalon një jetë të lumtur përkrah Kanye Ëest dhe fëmijeve të tyre. 35 vjeçarja ka një vajzë North, e cila bën 3 vjeçe ditën e mërkurë, dhe një djalë Saint, 6 muajsh, me bashkëshortin e saj Kanye Ëest dhe Kim thotë se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.Ylli i Keeping Up Ëith Kardashians iu përgjigj një prej fansave te saj e cila e pyeti se a ishte të bërit nënë ashtu siç ajo e kishte pritur dhe ajo u përgjigj se ishte më mire se ç'e kishte imagjinuar. Ja si iu përgjigj Kim fansit:

"Përtej asaj që kisha imagjinuar, në mënyrën më të mirë të mundshme."

Kim pak më parë pranoi se ajo ishte shqetësuar në fillim kur kishte marrë vesh se ishte shtatëzanë me North, sepse ajo akoma po kalonte një periudhë të vështirë në divorcin me burrin e saj të dytë Kris Humphries dhe lidhja e saj me Kanye sapo kishte nisur dhe ishte në hapat e saj të parë.

Ajo thotë: “Të qënurit nënë vërtet të ndryshon. Kur unë mora vesh se isha shtatzënë, po kaloja një divorc të tmerrshëm, Kanye dhe unë kishim vetëm shtatë muaj që ishim bashkë, edhe pse e njihnim njëri-tjetrin prej një dekade dhe unë mendoja “Unë nuk mund ta bëj këtë. Nuk është koha e duhur.” Por pastaj mendova se kurrë s'do të jem gati. Kështu ka qenë mësimi më i madh i jetës, po ashtu dhe lumturia më e madhe e jetës time”.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445