Të jesh Kim Kardashian sigurisht që është shumë e vështirë të zgjedhësh veshjen për çdo dalje, mirëpo ajo ka gjetur një zgjidhje shumë të thjeshtë.
Bukuroshja 36-vjeçare, pa kompleksitetin më të vogël, është veshur 3 ditë rresht me të njejtën veshje nëpër rrugët e Los Angeles.
Nëse mendoni se është ndonjë veshje e veçantë, gaboheni, pasi ajo ka veshur një palë tuta gri, një kanotiere të bardhë, pa reçipeta sigurisht dhe me atlete. Siç duket në këto foto, ajo ndihej shumë komode dhe duhet ta pranojmë që kjo veshja ia ekspozon më së miri linjat.
Të paktën ka ndërruar atletet!