Disa javë pasi Kim Kardashian hodhi një foto totalisht nudo duke shkaktuar zhurmë nëpër media me pozën e saj provokuese, ylli i televizionit ka postuar një tjetër foto topless. Kësaj rradhe ajo nuk është vetëm por është bashkë me modelen dhe aktoren e mrekullueshme Emily Ratajkowski, të dyja të veshura vetëm me pantallona.
Në foto kraharorët e tyre ishin të mbuluara me shirita të zinj për të imituar foton për të cilën të gjithë i hodhën faj yllit te shfaqjes "Keeping Up With the Kardashians”. Gjithashtu duke imituar foton e parë, të dyja ato ishin para një pasqyre në banjo. Bashkë me foton Kim me shaka kishte shkruar "Ndërkohë që kësaj rradhe jemi të dyja që skemi asgjë për të veshur LOL"
Këtë foto e postoi dhe Emily duke e shpjeguar arsyen pse ishin bashkuar të dyja. "Sado sexy të jenë trupat tanë, ne duhet të kemi lirinë si femra për të zgjedhur kur dhe si ta shprehim sensualitetin tonë" , shkruante 24 vjeçarja.