Do guxonit?!
Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes.
Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo rrallë herë veshjet dhe pamjet e saj kthehen në trend. Me siguri në trend do kthehet edhe pamja e saj e fundit me të cilën sfidoi motrën e saj Kylie Jenner mbrëmjen e së mërkurës, pasi u shfaq rrugëve të Miami-t me një paruke ngjyrë jeshile neoni.
37-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, fiksimin e ri të flokëve, teksa ekspozonte linjat e trupit në fustanin e saj të ngushtë. Nëna e tre fëmijëve shijoi një mbrëmje jashtë me mikeshën e saj Larsa Pipper dhe vendosi që të shëtiste vetë me makinë.