Për ta festuar 20 vjetorin e themelimit, revista provokative Richardson ka lansuar botimin A9, me një paraqitje speciale nga Kim Kardashian.Ajo i bëri këto fotografi për fotografin e famshëm, Steven Klein. Fotografitë e Kim thuhet se janë frymëzuar nga thrilleri psikologjik i animuar japonez “Perfect Blue”.
Themeluesi i Richardson dhe drejtori kreativ, Andrew Richardson ka thënë: “Janë njëzet vjet dhe shumëçka ka ndryshuar nga Richardson A1. Faleminderit të gjithëve që kanë kontribuar dhe mbështetur revistën që nga fillimi i saj”. Më parë pjesë e kësaj reviste kanë qenë yjet pornografike si Sasha Grey, Jenna Jameson, por edhe Blac Chyna.