Kot nuk thonë që dashuria vjen nga stomaku, dhe këtë na e tregojnë më së miri çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West. E ku kishte më mirë se të na e tregonin në një ditë të veçantë, si ajo e baballarëve (Father’s day). Kim shkriu talentin e saj në kuzhinë, duke gatuar një vakt të shijshëm për babain e fëmijëve të saj. Për ata që munguan në këtë drekë familjare, mos u shqetësoni se Kim gjithmonë e ka një zgjidhje, ajo i ka postuar gatimet e saj në rrjetet sociale.
“E gjitha çka dëshironte bashkëshorti im për “Ditën e baballarëve” ishte një vakt i bërë nga unë”, shpjegon Kim përpara se të na tregojë “artin” e saj, duke thënë “Duke gatuar në kuzhinë. Pjesa ime e preferuar”.
Mirëpo Kanye West në asnjë mënyrë nuk mund të rrinte pa e shprehur mirënjohjen e tij në rrjetet sociale. “Bashkëshortja ime ka bërë vaktin më të mirë ndonjëherë për “Ditën e baballarëve”, shkroi ai në Twitter. “Jam mirënjohës, i lumtur dhe i bekuar”, shprehet Kanye dhe e falënderon Kimin.