Kim Kardashian ia bën të qartë Taylor Swift që të mos ngatërrohet me bashkëshortin e saj.
Përveç fansave, të cilët iu vunë kundër për shkak të historisë me të re të dashurisë që po përjeton me aktorin Tom Hiddleston , tashmë Taylor sulmohet edhe nga zonja Kardashian. ‘Sulmoi bashkëshortin tim vetëm për të luajtur sërish rolin e viktimës!’, ka qenë kjo deklarata e Kim e cila ka risjellë në vëmendje disa inate të vjetra. Taylor Swift thjesht po përpiqet “të luajë rolin e viktimës sërish”, lidhur me vargjet e këngës “Famous”, është shprehur ajo gjatë një interviste për “GQ”.
Edhe pse Taylor ishte shprehur se nuk e kishte dëgjuar këngën, ajo i bëri një diss reperit gjatë fjalimit që mbajti në çmimet Grammy, për videon në fjalë. Kim ka rrëfyer gjithashtu se ajo dhe familja e saj nuk kanë folur më me këngëtaren që prej këtyre ngjarjeve dhe e vetmja gjë që kanë marrë prej saj, ka qenë një letër nga avokati ku thuhej se ata nuk duhej të guxonin të nxirrnin pamjet e videos së bisedës.