Linja e re e produkteve kozmetike të Kylie Jenner u prit mirë, por miliarderja e njohur nuk ka mundur t’ju shpëtojë as këtë herë kritikave. Disa persona e kanë akuzuar se produktet e saj të kujdesit për lëkurën ju kanë shkatërruar fytyrën, por Kylie ju vërtetoi të kundërtën. Ajo publikoi në rrjete sociale një video në të cilën tregonte se i përdorte dhe vetë ato produkte. Megjithatë fansat vunë re se kjo nuk është e vërtetë, pasi Kylie e pastroi gjithë fytyrën për vetëm 10 sekonda.
21-vjeçarja vendosi të mos reagonte më pas këtyre fjalëve, por motra e saj Kim Kardashain nuk ka qëndruar e qetë. Nga profili i Kylie-t në ‘Instagram’, Kim ka publikuar disa video, në të cilat mbronte të motrën.
“Më lejoni t’ju mësojë si bëhet një tutorial për larjen e fytyrës. Çfarë doni që të bëj unë për 10 sekonda? Do të bëjë ekzaktësisht të njëjtën gjë – a duhet të përdor çdo produkt? Sepse ju e dini që janë shitur të gjitha. Kështu çfarë ka me videon 10 sekondëshe për t’u bërë kaq e madhe? Aq kohë ju desh asaj”, dëgjohet të thotë Kim në një video.