Kim Kardashian na mashtroi për videon intime? Ish-partneri zbulon se s’përdori ekstazi gjatë marrëdhënies
Nuk kishte reaguar shumë lidhur me atë video, por në rrëfimin e saj tronditës Kim i tha motrës Kendall Jenner dhe Scott Disick, ish- bashkëshortit të Kourtney: “Kur provova extasy herën e parë u martova, ndërsa herën e dytë bëra një videoseksi”.
“Unë jam e vetëdijshme se ashtu u njoha me botën.Ishte një mënyrë negative, prandaj u ndjeva sikur duhet të punoja 10 herë më shumë për t’i bërë njerëzit të shihnin të vërtetën”- shtoi më tej Kim.
Por sot burimet e afërta me Ray J kanë thënë për “TMZ” se ajo s’ka prekur asnjëherë extasy gjatë xhirimeve, madje ish i dashuri i saj është ofenduar nga pretendimi i Kim.
Burimi gjithashtu shtoi: “Kim nuk ka marrë droga të forta apo alkool, ajo pinte duhan marijuanë nga një tub në formë penisi”.