Pasi rrëmbeu vëmendjen në Festivalin e Kanës, Kim Kardashian ka vendosur të rrëmbejë edhe atë në mbrëmjen gala të Vogue 100.
Brunia bukuroshe, nënë e dy fëmijëve, ka lëne pak vend për imagjinatën teksa është shfaqur me një fustan pre tyli të punuar vende-vende me qëndisje, një stilim ky i Roberto Cavalli-t. Sigurisht fustanin e saj provokues Kim e ka shoqëruar me një tualet sa më neutral dhe flokë të lëshuar nga pas. Kim u shfaq në këtë event të organizuar në kopshtet e Kensington të Londrës, përkrah bashkëshortit Kanye West, i cili që të mos e shpërqëndronte vëmendjen nga partnerja e tij sensuale, kishte zgjedhur të vishej "all black". Çfarë burri shembullor!