Ylli i Reality Showt Kim Kardashian duket se ka intuitë të mirë në biznes.
Ajo e gjen gjithnjë një mënyrë për të menaxhuar një biznes fitimprurës. Kështu ka ndodhur edhe me të fundit. Duke nisur që nga viti 2014 deri në nëntor të atij viti, u raportua se kishte fituar tashmë 43 milionë dollarë nga loja e saj. Të hënën e 8 gushtit Kim postoi në Snapchat pamje nga takimi i saj me shefin ekzekutiv e kompanisë Glu, Niccolo De Masi, i cili synon të godasë fuqishëm me këtë lojë. Në një nga videot, Kim iu drejtua fansave të saj: “Hey djema, jam në një takim për Kim Kardashian: Hollwëood dhe jemi duke kontrolluar të gjitha veshjet funny”, përpara se ta kthente kameran nga Niccolo. Më pas ky i fundit tha: “Shumë urime Kim, ne kemi vendosur një record për lojën më impresionuese dhe më përfituese të të gjitha kohërave dhe që bazohet në një person të vetëm. Pavarësisht ndikimit të saj në reality shown “Keeping Up With The Kardashians”, kjo lojë e futi Kimin seriozisht në qendër të hartës së fitimeve duke bërë që shuma e saj bankare të shtojë mjaft zero. Me këtë rast, 35 vjecarja shpreson të fusë në portofolin e saj të fitime marramendëse. Madje Niccolo sugjeronn se Kim mund të përballojë blerjen e gjithë ishullit me paratë që ka bërë nëpërmjet kësaj loje.