Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndër më të preferuarit dhe më të famshmit në të gjithë botën, ku Kanye ka marrë dhe statusin si një ndër meshkujt më të pasur në botë sipas revistës “Forbes”.
Ata u bënë prindër për herë të katërt para dy muajsh ku lajmin e bëri publik vetë Kim Kardashian me anë të një postimi në Twitter.
Por që prej lindjes së tij, çifti nuk e ka shfaqur asnjëherë portretin e vogëlushit të tyre, por vetëm Kim ka shkruar nëpër Twitter pas lindjes:
“U lind dhe është perfekt! Në fakt, është binjak me Chicago-n, por jam e sigurtë që do të ndryshojë kur të rritet. Tani për tani, ngjan fiks si ajo”.- ka shkruar në Twitter blogerja pas lindjes së djalit.
Mos të harrojmë pa përmendur se vogëlushi erdhi në jetë nëpërmjet një nënë surrogate.
Por më në fund, Kim Kardashian ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagramit, duke i treguar portretin e plotë të vogëlushit i cili është rritur shumë dhe është bërë i ëmbël.
I veshur me një kostum gri, Psalm shihet duke i buzëqeshur kamerës ndërsa menjëherë paspublikimit kanë vërshuar mijëra komente për vogëlushin.