Një fytyrë e buzëqeshur, si me djallëzi për t’u thënë të gjithëve “Jua Hodha”.
Ky ishte portreti i të shumëpërfolurës Kim K në postimin e saj të fundit në Instagram, ku i tregonte të gjithë fansave mënyrën se si i kishte mashtruar për vite me radhë në tapetin e kuq. Mashtrim pasi nuk dimë si ndryshe të përkufizojmë një truk të fshehur që i bëri të gjithë të shohin Kim me sy tjetër, ose më mirë të themi pjesët e saj intime. Në foton e postuar motra më e famshme Kardashian tregon dy strishat anësore që ia kanë nxjerrë gjoksin në pah, duke i lejuar që të veshë fustan shumë të hapur pa lënë asnjë pikë dyshimi se gjoks po merr një ndihmë të vogël që të "qëndrojë lart". Duhet thënë se zgjidhja e Kim është jo vetëm shumë e zgjuar, por një gjetje e vërtetë. E kujt ia priste mendja se koka e saj funksiononte edhe e shkëputur nga të pasmet?