Të gjithë e njohin Kim Kardashian, me detaje le të themi. Ç’do pjesë të trupit ja kemi parë.
Mbas disa kohësh pushim, fansat e Kim Kardashian morën një “thirrje” nga mbretëresha e tyre.
Kim postoi një foto në të cilën kishte dalë topless në instagramin e saj, vetëm me një krah përpara për të mbuluar asetet e saj modeste. Mbas së parës, foto të tjera erdhën me rradhë, njëra më provokuese se tjetra.
“Fragranca që do të nxjerr në maj, KKW BODY (Trupi i KKW), është kaq e mrekullueshme. Është një skulpturë e trupit tim. Aroma është kaq e mirë, jam shumë krenare për punën që kemi bërë. Nëse e arta do të kishtë një erë, mendoj se do të ishte kjo. Edhe pse është ngjyrë dhe është e ndritshme, kështu mendoj” është shprehur Kim në intervistën e saj për Business of Fashion.