Mesa duket edhe Kim Kardashian e ka një konkurente, dhe çfarë konkurente.
Siç duket nga fotot ajo e sfidon me të vërtetë me të pasmet e saj.
Ajo quhet Eudoxie Yao dhe shprehet se nuk ka agjë plastike në trupin e saj, por janë thjesht gjenet.
E të mendosh se me përmasa të tilla ajo është krejtësisht natyrale.
‘Modelja’ aspak e zakontë shkruan Daily Mail nuk ka dashur të zbulojë moshën e saj por ka theksuar se asnjëherë nuk ka patur dëshirë të mbajë dietë apo të dobësohet.
Ajo shprehet se është e lumtur me përmasat e saj.
Modelja ka rrëfyer se është një fanse e Kim Kardashian, dhe pëlqen shumë stilin e saj.
“Më kanë krahasuar me të ajo është modelja ime. Unë asnjëherë nuk kam bërë ndërhyrje, asnjëherë në jetën time. Kjo ka qënë gjithmonë pamja ime, madje vajzat e reja këtu kanë të pasme edhe më të mëdha se unë’ u shpreh ajo.
Ajo po ashtu tregon se kur del në rrugë të gjithë e shohin por asnjëherë nuk i thonë gjë në sy.
‘Por sot burrat pëlqejnë vajzat me forma. Mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar’ thotë ajo.