Kim iu është përgjigjur me zemërim akuzave se ajo është e fotoshopuar në videoklipin e fundit të Fergie, “Milf”.
Ylli i reality show-t ka ndarë me fansat në snap chat një video nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit dhe ka shpjeguar se ka atë përmasë beli për shkak të korsesë dhe një regjimi të rregullt ushqimor e ushtrimesh fizike.
“F**k yo photoshop” ka shkruajtur ajo në postimin në sanp dhe i ka shtuar hashtagun #CorsetLife. Fansat e kanë akuzuar atë që ka përdorur fotoshop dhe kjo ka shkaktuar debate të ashpra në Tëitterin e Kimit.
Pozat e saj në bluzën blu dhe shkrimi në të “Got milf” lë shumë për të dyshuar për shkak se beli duket vërtet shumë i hollë dhe jo normal.
Gjithsesi Kardashian i qëndron besnike asaj çka ka pohuar sin ë Snap si në Tëitter, ajo është ashtu falë shumë punë.
Kim dhe motrat e saj, Kourtney , Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë të gjitha të vendosura korse dhe shpesh postojnë foto me ato në mediat sociale. Megjithatë, mjekët i kanë paralajmëruar që mund të shkaktojë dëmtimin e organeve të brendshme.