INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim tregon arsyen pse e quajti vajzën Chicago, konfuzon akoma më shumë fansat !

Kim tregon arsyen pse e quajti vajzën Chicago, konfuzon akoma më shumë fansat !

Publikuar më: 15:26 30-04-2018
 
Kim Kardashian dhe Kanye West në janar të këtij viti, mirëpritën fëmijën e tyre të tretë; një vajzë të cilën e quajtën Chicago.
 
kim.PNG
 
Fansat mbetën goxha të habitur, pasi Kim disa muaj para lindjes u shpreh se i pëlqenin emrat me një rrokje, si North dhe Saint.
 
Gjithashtu shtoi se vajza e saj North i vendoste çdo gjëje emrin Star, duke lënë të kuptonte se ishte një emër që potencialisht mund të përdorej. 
E ftuar te emisioni The Ellen Show, Kim u pyet nga Ellen: “Përse Chicago, ti doje emra me një rrokje apo jo?”
Dhe përgjigjia e Kim ishte tekstualisht: “Nuk do të gënjej por me thënë të drejtën, nuk ja kam idenë fare. Edhe unë jam konfuze, më pëlqenin shumë emrat me një rrokje”.
 
Ellen vijoi duke pyetur nëse ishte Kanye ai që ja kishte vendosur emrin vajzës, dhe Kim tha përsëri se nuk e dinte fare por Kanye është nga Chicago dhe ai është vendi që e nxorri në jetë.
 
Ideja fillestare e Kim ishte Jo, si gjyshja e saj Mary Jo. Pastaj mendoi Grace, por në një mënyrë të çuditshme ajo përfundoi me emrin Chicago.
 
Rëndësi ka që Chicago është shumë e bukur dhe e shëndetshme dhe do t’i shkonte çfarë do emri t’i vendosnin.
 
chicago_n.JPG
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375