Disa orë më parë ministri i jashtëm i Kim Yong Un-it deklaroi për gazetarët e New York-ut, se Korea e Veriut mund të nisë një test të fuqishëm bërthamorë.
Më i forti i bombës me hidrogjen i bërë ndonjëherë në Oqeanin Paqësorë, për sa i përket masave unë nuk e di se çfarë bën Kim Young Un, tha ministri i jashtëm i Koresë së Veriut.
Një reagim ka ardhur gjithashtu nga Japonia e cila bën thirrje, vendi duhet të jetë gati për përshkallëzimin e papritur të tensioneve dhe të përgatitet për një lëshim raketash.
Ministri i Mbrojtjes së Japonisë tha: “ Ne nuk mund ta mohojmë mundësinë që mbi vendin tonë mund të fluturojë raketa e lëshuar nga Kim”, tha Onodera
Ky reagim vjen sepse raketat e Kim kanë kaluar dy herë mbi Japoninë.
Ky reagim i Koresë vjen si pasojë e kërcënimeve të Donald Trump, se do ti shfarosë nga faqja e dheut.