Sipas një deklarate të dhënë nga Lavrov, SHBA-ja nuk është gjendje ta godasë Korenë e Veriut sepse Phenjani është një vend që ka armë shumë të fuqishme.
Pas debateve të shumta midis dë liderëve, Trump dhe Kim shtetet e tjera kanë filluar të japin mendimet e tyre mbi këtë situatë që po ndodh, ndër to ishte dhe Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Amerikanët nuk do të kryejnë sulme mbi Korenë e Veriut, sepse jo që dyshojnë, por e dinë sigurt se ajo ka bomba bërthamore”, tha Lavrov në një intervistë për telelvizionin rus NTV.
Edhe pse presidenti i SHBA-ve ka deklaruar se do e shkatërrojë tërësisht Korenë e Veriut, Phenjani testoi para disa ditësh një bombë me hidrogjen në Oqeanin Paqësorë, 16 herë më të fuqishme se ajo e Hiroshimës.
Mesa duket Korea e Veriut po ja kthen me të njëjtën monedhe SHBA-së.