Kim Kardashian tashmë është bërë e përsëritur.
Edhe një herë më shumë ylli i reality show-t më të ndjekur në glob, “Keeping Up With The Kardashians”, ka pozuar gati nudo për kopertinën e re të revistës “GQ”. E mbuluar vetëm nga një xhaketë lëkure që nuk fsheh aspak hiret e bukuroshes 35-vjeçare, Kim shfaqet me një look tërësisht natyral. “Eshtë një ëndërr e pritur prej kohësh” ka shkruar Kim teksa ka postuar foton e kopertinës ne Instagramin e saj. Jo pa arsye këtë numër editorët e GQ kanë vendosur ta promovojnë nën hashtagun #UnitedStatesofKimerica!