INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kimi vjedh vëmendjen në Festivalin e Kanës [FOTO]

Kimi vjedh vëmendjen në Festivalin e Kanës [FOTO]

Publikuar më: 14:28 18-05-2016

Vetëm Kim Kardashian mund të duket kaq mirë edhe pas orësh të gjata fluturimi me avion.

Menjëherë pas eventit Webby Awards ku u nderua me çmimin "Break the Internet", bukuroshja 35-vjeçare është parë duke mbërritur në aeroportin e Kanës në Francë, madje po me të njëjtin fustan të Vivienne Westood me të cilin pranoi çmimin. Megjithatë kryefjala e lajmeve rozë është bërë fustani i saj gjatë mbrëmjes së së martës teksa merrte pjesë në një feste në Hotel du Cap-Eden-Roc, fustan i mbuluar i gjithi me diamantë. I shoqëruar me një look mjaft shik, flokë të kapur mbrapa, smokey eyes, buzë në nuanca natyrale, si dhe bizhu në ngjyrat e argjendit, Kim ia ka dalë të shkëlqejë në tapetin e kuq. Dhe të shkëlqesh gjatë një festivali si i Kanës, na besoni, për disa personazhe (jo Kim) kërkon shumë punë!      

Article Logic
Execution time: 0.0018830299377441