Të gjithë e njihni Olsi Bylyku-n.
Ai është bërë i njohur për publikun në dy sezonet e shkuara të spektaklit të humorit “Portokalli”. Roli që e bëri të dashur për të gjithë shqiptarët ishte ai i “Kimikatit”. Në këtë sezon, aktori na zbulon të reja rreth karrierës së tij me foton e fundit të hedhur në Instagram. Duket që do të vijë një rol i ri mes Olsit dhe Xhodës, mbetet vetëm të presim se çfarë na kanë servirur aktorët.