INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kimioterapia dëmton kujtesën. Bllokon aktivitetin e qelizave që ushqejnë trurin

Kimioterapia dëmton kujtesën. Bllokon aktivitetin e qelizave që ushqejnë trurin

Publikuar më: 19:38 07-12-2018

Shkencëtarët më në fund kanë filluar të zbulojnë se çfarë saktësisht shkakton kimioterapia në tru. Ata mund të ketë gjetur një mënyrë për të ndryshuar mënyrën e trajtimit të kancerit, zbulon një studim i ri. Më shumë se gjysma e pacientëve që i nënshtrohen kimioterapisë përjetojnë një mjegullim në njohje për muaj të tërë dhe nganjëherë edhe disa vite pas trajtimit intensiv të kancerit, por mjekët nuk e kanë kuptuar me të vërtetë se çka shkakton kjo. Një ekip i shkencëtarëve të Universitetit të Stanfordit, megjithatë, ka identifikuar efektet e kimios në tri lloje të ndryshme të qelizave të trurit. Ata mendojnë se kimioterapia  shkakton një lloj zhvillimi për disa qeliza të trurit dhe bllokon aktivitetin e qelizave që ndihmojnë për të siguruar që qelizat tona të trurit  të jenë të ushqyera mirë sepse medikamenti shkakton një përgjigje imune të tepërt. Në eksperimentet e tyre të realizuara në minj, studiuesit përdorën një ilaç për të shuar ato qeliza imune. Kjo ndihmoi në ndryshimin e efekteve njohëse të kimioterapisë, duke i dhënë ekipit shpresën se një trajtim mund të jetë në horizont. Çdo kimioterapia është toksike për ne. Dhe trupi ynë përgjigjet në përputhje me rrethanat. Kimioterapia shpesh i bën pacientët të kenë të përziera, të jenë të paaftë për të ngrënë, i bën ata të ndihen të lodhur dhe flokët e tyre të bien.

Article Logic
Execution time: 0.0034441947937012