INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina dominon listën e grave më të pasura në botë që pasurinë e krijuan vet

Kina dominon listën e grave më të pasura në botë që pasurinë e krijuan vet

Publikuar më: 09:45 08-03-2018

Kina ka dominuar edhe një herë listën e miliarderëve globale që pasurine e kanë bërë vetë. Katër gra që kryesojnë listën e raportit të botuesit Hurun - dhe pesë ndër 10 më të pasurat vijnë nga superfuqia aziatike. Zhou Qunfei, e cila themeloi një firmë që e bën qelqin të përdoret për të mbuluar laptopë dhe smartphones, është gruaja më e pasur në botë, (bëhet fjalë për pasuri të krijuar vet) me 9.8 miliardë dollarë. Kompania e saj Lens Technology ka kontrata me disa nga firmat më të mëdha të teknologjisë, dhe numëron Apple dhe Samsung si klientët kryesorë. Znj Zhou, që erdhi nga një sfond rural i varfër, gjithashtu u paraqit në listën e Billionaires Forbes të lëshuar më parë këtë javë. Forbes e renditi atë si gruan e 16-të më të pasur në botë, midis grave që pasurinë e kishin trashëguar ose u martuan me njerëz të pasur. Ndër 50 më të pasurat e listës së Hurun 28 janë nga Kina.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227